Ambasada amerikane ftesë gjyqtarëve të Apelit: Aplikoni për t’u bërë pjesë e KLGJ

Shqipëria

Ambasada amerikane ftesë gjyqtarëve të Apelit: Aplikoni për t’u bërë pjesë e KLGJ

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:45
Ftesa

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një thirrje zyrtare për të gjithë gjyqtarët nga gjykatat e Apelit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në ftesën publike të ambasadës, theksohet se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj.

Më poshtë thirrja e plotë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, drejtuar gjyqtarëve të Apelit.
Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat