Rama-Basha drejt takimit në vjeshtë/ LSI e alarmuar, paralajmëron luftë me qeverinë

Shqipëria

Rama-Basha drejt takimit në vjeshtë/ LSI e alarmuar, paralajmëron luftë me qeverinë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:14
Basha, Rama, Kryemadhi

Shtatori pritet të sjellë një takim të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt në Vlorë gjatë fundjavës, kreu i qeverisë finalizoi ofertën që do t’i bëjë opozitës, me qëllim gjetjen e konsensusit për të vijuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Qëllimi do të jetë gjetja e gjuhës së përbashkët mes njëra-tjetrës, konsensus i cili jo vetëm që do t’i jepte shtysë zbatimit të reformës në drejtësi, por do të bënte të mundur edhe votimin në Kuvend të disa ligjeve të mbetura të kësaj reforme që duan votën e opozitës. Gazeta Sot” raporton se në kuadër të negociatave pritet që të ndodhë edhe një takim i dytë kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës, si ai i 17 majit 2017.

Por, nga ana tjetër lajmet për një marrëveshje të mundshme mes Ramës dhe Bashës duket se kanë shqetësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Dhe për të treguar se LSI është protagoniste në skenën politike në vend, ditën e djeshme nga selia e partisë së Kryemadhit ka ardhur një paralajmërim i fortë për qeverinë “Rama 2”. Ka qenë deputetja e kësaj partie, Floida Kërpaçi, e cila deklaroi se LSI dhe të rinjtë e saj janë të gatshëm të luftojnë deri në rrëzimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat