Kujtimi i viktimave të komunizmit në Tepelenë, Ademi: Qasje e re për të përndjekurit

Shqipëria

Kujtimi i viktimave të komunizmit në Tepelenë, Ademi: Qasje e re për të përndjekurit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:07
Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ka konsideruar sot aktivitetin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të mbajtur në Tepelenë, si një qasje të re për të përndjekurit politikë.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Ademi shprehet se “Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare përkoi këtë vit me një veprimtari përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq të punës në detyruar në Tepelenë”.

“Si kryetare e bashkisë së Shkodrës, e cila mbështeti që në nisje aktivitetet e organizuara nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe si pjesëtare e një familjeje të përsekutuar nga diktatura komuniste, pata mundësinë të përcjell mesazhin tim para të pranishmëve”, shprehet Ademi.

Më tej Ademi shton se “shpreh bindjen se të persekutuarit dhe viktimat e diktaturës, të afërmit e familjarët e tyre, këto 28 vite nuk kanë marrë atë që meritonin pas dhjetra viteve burgjeve, internimeve, persekutimeve e ekzekutimeve më mizore”.

Gjithashtu, Ademi shpreh bindje se aktiviteti i Tepelenës, tregon një qasje të re për të përndjekurit politikë.

“Besoj se aktiviteti i organizuar në Tepelenë mund të konsiderohet si një dëshirë e mirë për të nisur një qasje të re me të persekutuarit, por edhe si një mundësi reflektimi për të gjithë ata, që ndër vite nuk bënë aq sa duhej për këtë kategori shoqërore”, thekson Ademi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat