Ambasada në Athinë ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Shqipëria

Ambasada në Athinë ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 06:26
Parlamenti grek

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Sipas njoftimit, çdo certifikatë që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi, çdo lloj vendimi i gjykatave greke duhet të vulosen me VULË APOSTILE në qytetet përkatëse dhe më pas të përdoren në Shqipëri.

“Çdo lloj certifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si certifikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIM I SHËRBIMIT KONSULLOR

Njoftojmë të gjithë qytetarët se:

Çdo lloj certifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si certifikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile.

Çdo lloj vendimi i dalë nga Gjykatat greke si dhe prokurat e ndryshme që lëshohen nga Noterë grekë (Simvoleografos), vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe përdoren në Shqipëri.

Vendimet e zgjidhjes së martesave të Gjykatave greke, pasi marrin VULEN APOSTILE dhe dërgohen në Shqipëri, duhet detyrimisht të njihen nga Gjykata e Apelit e Rrethit përkatës në Shqipëri.

Zgjidhjet e martesave të bëra me marrëveshje tek Noterë grekë (Simvoleografos), duhet të pajisen me VULË APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen, dhe më pas njihen direkt nga Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse në Shqipëri.

Të gjitha dokumentet e lartpërmendura përkthehen në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat