Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot pasdite se kolegët e bashkisë së Tiranës në çdo njësi administrative kanë shpërndarë pako te njerëzit në nevojë, të moshuar apo të sëmurë.
Kryetari i bashkisë Veliaj shprehet se “kolegët e bashkisë Tiranë në çdo njësi administrative u siguruan që çdo familje në nevojë, të moshuar apo të sëmurë të kishin pakon e Bajramit”.
Po ashtu Veliaj ka vënë theksin te solidariteti i Tiranës dhe veprimet konkrete në shërbim të njerëzve, sesa te statuset e pavlerë në rrjete sociale.
“Në Tiranë besojmë se solidariteti me vepra konkrete është më i dobishëm se statuset e sharjet pa bereqet! Tirana Solidare”, shprehet kryetari Veliaj.