Ish-presidenti jep alarmin/ Ja nga çfarë rrezikohet Shqipëria

Shqipëria

Ish-presidenti jep alarmin/ Ja nga çfarë rrezikohet Shqipëria

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:25
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani sot ka ngritur alarmin se sipas tij, Shqipëria rrezikon të braktiset nga rinia.

Në një intervistë për “FaxNews”, Nishani ka folur në lidhje me risqet që e presin vendin tonë, nëse popullsia vazhdon të plaket apo të migrojë në mënyrë masive.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, për ish presidentin fajtor është shteti, sepse kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e besimit kanë detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarë të moshës së mesme të gjejnë të ardhmen diku tjetër.

Nishani u shpreh se nëse ky fenomen do të vazhdojë me të njëjtat ritme gjatë një 10-vjeçari në vazhdim, në mund të shpërbëhemi jo vetëm si shtet por edhe si popullatë.

“Unë do të preferoja nga të gjithë institucionet shtetërore, nga të gjithë aktorët politikë të jemi sa më shumë transparent në të dhënat që disponojnë. Brenda një 10 vjeçari të dytë ne rrezikojmë të çbëhemi si shtet dhe popullatë. Padyshimi që plakja  ka ndikimin e tyre, madhorja është largimi masiv i qytetarëve si shkakt të emigracionit.”-tha ndër të tjera Nishani.

Po ashtu, Nishani u shpreh se ajo që duhet të na shqetësojnë janë largimet masive, jo vetëm si një përceptimi por si trend e zgjedhjes së shqiptarëve. Sipas ish-kreut të shtetit, të rinjtë kanë një mungesë besimi, ndaj edhe zgjedhin të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat