Tragjedia në Xhenova, shqiptari Admir Bokrina përcillet për në banesën e fundit

Shqipëria

Tragjedia në Xhenova, shqiptari Admir Bokrina përcillet për në banesën e fundit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:56
Ura

Familjarë, miq dhe të afërm përcollën në banesën e fundit 32 vjeçarin Admir Bokrina që humbi jetën në Itali gjatë shembjes së Urës Morandi.

Por edhe miq e kolegë nga Italia ku kishte emigruar që në moshë të re i dhanë atij lamtumirën e fundit në vendlindje.

Së bashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë teksa ishin duke shkuar për në punë.

Ura ‘Morandi’ u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali ku humben jetën të paktën 42 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat