Kryemadhi njësoj si Veliaj: Jemi vëllezër, le të bëjmë mirë!

Shqipëria

Kryemadhi njësoj si Veliaj: Jemi vëllezër, le të bëjmë mirë!

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:43
Kryemadhi

Sikundër kryebashkiaku Veliaj, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uroi për më shumë paqe, e mbi të gjitha që të largojmë urrejtjen nga njëri-tjetri.

Ndërsa pritet që Kuvendi të ‘shpërthejë’ nga akuzat e kundër-akuzat, klasa politike sot ka zgjedhur që për festën e Kurban Bajramit të japë mesazhe të qarta, duke shmangur kësisoj tensionet që i kanë dhënë sinjalet edhe më herët.

“Për gjithë besimtarët myslimanë dhe për gjithë shqiptarët në fakt, në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit, dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri.

Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri-tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin, për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

Dua tu uroj dhe juve që në këtë ditë pushimi, nuk ndaloni për tu shërbyer qytetarëve dhe për ti informuar ata. Mbarësi, begati dhe të mira paçi në familjet tuaja”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat