Infermierët paguajnë parkim kur futen në QSUT, ultimatum Ministrisë!

Shqipëria

Infermierët paguajnë parkim kur futen në QSUT, ultimatum Ministrisë!

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Dhjetëra infermierë janë ngritur në protestë përpara QSUT-së Tiranë. Shkak i kësaj proteste është bërë pagesa për parkimin vetëm për infermierët.

Kreu i Shoqatës së Inferimerëve Elson Jaçaj është shprehur se për mjekët parkimi është falas, ndërsa infermierët duhet të paguajnë çdo ditë 100 lekë. Sakaq, Jacaj theksoi se do i lënë 2 javë kohë ministrisë së Shëndetësisë deri në zgjidhjen e problemit.

“U lejmë dy javë kohë që të pajisin me karta inferimerët. Në shtator do të kërkojmë edhe rritja pagash. Mjeku paguhet edhe për të shtunën dhe të dielën. Të gjithë marin shpërblim infermierët jo. Shumë inferimerë i kanë kërcënuar që të mos shkojnë në protestë se do i nxjerrin nga puna. Në shtator do bllokojmë tre hyrjet kryesore nëse  inferimerët nuk pajisen me kartë për parkimin pa pagesë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat