Në Gjirin e Lalzit punohet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

Shqipëria

Në Gjirin e Lalzit punohet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:43
Foto

Në zonën e Gjirit të Lalëzit vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura dhe kolektorit kryesor të ujërave të zeza.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bën të ditur se përmes këtij investimi do të përmirësohen ndjeshëm kushtet higjieno-sanitare të kësaj zone turistike, transmeton atsh.

Në këtë investim do të ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi si dhe impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë. Me përfundimin e këtij impianti, i cili pritet të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave të zeza.

Këtë verë edhe ne plazhin e gjirit të Lalzit ka pasur fluks pushuesish dhe turistësh të huaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat