Rrugët e bllokuara nga trafiku. Në Levan, mijëra mjete në radhë

Shqipëria

Rrugët e bllokuara nga trafiku. Në Levan, mijëra mjete në radhë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:34
Levan

Fundjava është kthyer në problem për shqiptarët dhe të huajt që kanë ardhur për turizëm. Pasditja e çdo të diele në këtë sezon veror është momenti kur në aksin veror Levan-Fier krijohen radhë të gjata me automjete.

Kjo pjesë rruge, pak kilometra e gjatë, përshkohet me vështirësi për orë të tëra.

Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel: “Bypass-i është nisur dhe është lënë në mes dy herë. Trafiku kryesor është pjesa jugore e vendit. Kjo rrugë nuk ka vetëm bypass-in, por edhe 4 kryqëzime nën nivel, në rrugën interurbane kryesore nga Lushnja deri në Fier, që janë rrezik për aksidente. Mendoj se ka ardhur koha që bypass-i të fillojë menjëherë, të paktën ta kemi për vitin tjetër. Matja e trafikut dhe volumit të tij, duhet t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për ta menaxhuar trafikun në mënyrën e duhur, duke përdorur dhe vënë në përdorim edhe rrugët dytësore, të paktën për sezonin veror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat