Në Savër – Lushnje, u takuan të interrnuarit të ish- kampeve të interrnimit në atë rreth

Shqipëria

Në Savër – Lushnje, u takuan të interrnuarit të ish- kampeve të interrnimit në atë rreth

Nga: Beqir SINA - New York Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:28
Savër

Me këtë rast thane ata kan shënuar edhe 28-vjetorin e largimit të ish internnuarve, nga këto kampe pune të detyrueshme, me daljen në botë e lirë, mbas atyre ndryshimeve të mëdha që ndodhën në të gjithë kampin socialist, përfshirë Shqipërinë, që kaloi periudhën më të rëndë të rregjimit komunist nën sundimin e Enver Hoxhës.

SAVER LUSHNJE: Sot, në mesdrekë me ceremoninë e vendosjes së kurorës me lule të freskta te Memoriali i të Presekutuarve në qender të qytetit të Lushnjes, në ish-kampin e punës në Savër rreth 3 kilometra në jug të qytetit, një grup ish të interrnuarve u bënë së bashku për të tretin vit me rradhë duke mbajtur një takim përkujtimor, për të kujtuar presekutimin e tyre, të diktaturës komuniste.

Me këtë rast thane ata kan shënuar edhe 28-vjetorin e largimit të ish internnuarve, nga këto kampe pune të detyrueshme, me daljen në botë e lirë, mbas atyre ndryshimeve të mëdha që ndodhën në të gjithë kampin socialist, përfshirë Shqipërinë, që kaloi periudhën më të rëndë të rregjimit komunist nën sundimin e Enver Hoxhës.

Inicuesit e këtij takimi po ashtu thonë se kan zgjedhur si ditë më e përshtatshme për këtë qëllim – pra javën e fundit e muajit Gusht,( kësaj rradhe 19 Gusht) ngaqë ajo përkon edhe me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre, ku ata tani jetojnë e punojnë si qytetar të atyre vendeve që janë përshtatur.

Megjithse, shumica e tyre është larguar, jo vetëm nga kampet e interrnimit në rrethin e Lushnjes që kishte numërin më të madh të kampeve të internimit politik, disa prej tyre aktualisht jetojnë në Lushnje - Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, përsëri ata u bënë bashkë ku secili prej tyre, foli me nostaligji dhe me mall duke kujtuar Savrën, Gradishtën, Gjazën, Grabianin, Çermën, Plukun, Dushkun, Rrapez, Ndërnenas, Kosovën (fshat në Lushnje).

Takimi në kampin e interrnimit në Savër, u mbajtë me rastin e 28 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, dhe iniciatorët për ta bërë tradicional, këtë takim janë Sofokli Kuqeshi, Tefta Capo, dhe Gëzim Baruti, të cilët duke gjetur përkrahjen e shumë ish të intetrrnuarve, thane se kan zgjedhur Savrën, ish kampin parë të interrnimit në rrethin e Lushnjes, ngritur në 1955, për të kujtuar jetën e tyre, dhe treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani duke jetuar në liri.

Image

Ata thonë se mbasi, nëpër këto kampe interrnimi ishin pikërisht këta njerëz që vinin nga familjet fisnike shqiptare, patriote e atdhetare, dhe, që ishin krenaria dhe bukuria e atyre kampeve, po natyrisht edhe e atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin perendimi në mes të Shqipërisë së dikaturës komuniste. Njerëz këta që për fatkeq madje edhe fëmijë që ishin “dënuar” me interrnim qysh në barkun e nënës, përfshirë gra edhe të moshuar, të cilët u dënuan me interrnim dhe u presekutuan, jetuan 45 vjet  të privuar nga çdo gjë, nga ato edhe më elementaret e jetës, zgjodhën një ditë, për tu bërë së bashku dhe për të kujtuar dhe mos harruar kurrë këtë gjëmë që pësuan ata pa bërë asnjë faj.

Simon Mirakaj i cili është i lindur më 1 Qershor të vitit 1944 në Shkodër, është pjesë e atyre fëmijëve të kampeve të interrnimit që është “dënuar” me interrnim qysh në moshën 5 vjeçare

Familja e tij nga Puka, ka qenë një nga familjet më në zë jo vetëm në atë krahinë, por edhe në gjithë Shqipërinë, e asaj kohe, e cila ka qenë e internuar prej vitit 1945 deri me afrimin e rënies së regjimit. 

Simoni vetë është rritur në internim, prej të cilit është liruar bashkë me familjen e tij vetëm në vitin 1989 nga kampi I interrnimit në Gjazë të Lushnjes.

Ai pas këtij viti,  ka kryer Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik dhe menjëherë më pas edhe Akademinë e Rendit Publik. Z.Miraka ka shërbyer si inspektor i Arkivit të Ministrisë të Brendshme me gradën Major dhe më vonë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë.

 Simon Miraka është dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Bujar Nishani.

Simoni ishte sot në Savër, të Lushnjes, dhe solli për gazetën tonë fotografitë dhe një kronikë të këtij takimi që po bëhet tradicional.  

Image

Ai tha se sot në Savër të Lushnjes, u kthyen të lirë, për të kujtuar dhe mos harruar atë të përseritet, disa anëtar të familjve të ish interrnuar gjatë rregjimit të Enver Hoxhës, të cilët një pjesë jetojnë në qytetin e Lushnjes, dhe qytetet e tjera në Shqiperi, por kishte edhe nga at që kan emigruar në Europë dhe SHBA.

“Ishin të pranishëm familjet, Mirakaj Dine, Kaba, Suljoti, Dugagjini, Dema, Kolgjini, Kola, Kuqeshi, Delija ,Greshica, Asllani, Matoshi, Cane, Tarelli, Brahimi, Tasho, Daka, Baruti, Capaj, Nela, Musaj, Murrizi, Cika, Prenggjoni, Buzi, Celiku”, tha Simon Mirakaj dhe shtojë se “folën pran memorialit ku u vendosën dhe buqeta me lule, organizatorët e këtij takimi Gëzim Baruti,Tefta Capaj, dhe Kryetari i Shoqatës së përndjekurve politik, zoti Nebil Çika”.Duke folur drejtëpërsëdrejti në rrjetin

social Facebook , Simon Mirakaj, tha se : “Ceremonia vazhdojë në kampin e ish internimit në Savër, ko folësit Sokol Mirakaj, Tefta Capaj, Sofo Kuqeshi ,Valbona Coku (Mirakaj)etj, kan sjellë kujtimet e tyre, nga jeta nëpër këto Baraka të kampeve të interrnimit , duke folur nga lufta e klasave që i bëhej kësaj shtrese fisnike nga levat e diktaturës komuniste, të cilët hapur thonin të j’au bëjmë jetën të pa durushme, dhe zi e më zi”, u shpreh ai. 

Në fund simbas tij të gjithë së bashku kan kaluar një drek në restorantin “Tabaku” në qytetin e Lushnjes.

Takimi që ka shënuar edhe 28-vjetorin e largimit të ish internnuarve, nga këto kampe pune të detyrueshme, u mbulua nga Zëri i Amerikës, koorespondenti i saj Rajmond Kola, dhe mediat locale në qytetin e Lushnjes.

Kampet e interrnimit në atë kohë, kishin banorët e tyre nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria – përfshirë edhe ata që kishin ardhur me dëshirën e tyre, nga rrethe të tjera të Shqipërisë, sidomos nga Skrapari dhe fshatar e tjerë të Lushnjes, dhe për rreth këtyre kampeve.

Simoni tha se duke kërkuar ndjesë në se kam harruar dike, në këto kampe u arrestuan për motive politike: Vasil Kokali, Llambi Plasoti, Loli Mavro, Stefan Pollo, Ahmet Kolgjini, Elez Hoxha, Musa Sina, Nikoll Mernaqi, Emror Koleci, Zudi Kasa, Shsnisha Dosti, Fran Tina, Ded Gjon Markagjoni, Lek Mirakaj, Mojsi Mirakaj, Fatbardh Kupi, Qemal Dema, Kurt Kola , Medi Bylykbashi, Medi Celiku, Bardhe Gjonmarkagjoni,Tefta Tasi, Stefan Polo, Avdulla Nela, Zenel Daci, një djal me mbiemrin Poda,Evgjen Merlika, Shefqet Dobra, Eqerem e Fatmir Muja, Harejdin Nasufi ose Dine Dine, Naim Staravecka, Bejo Asllani,Kostandin e Spiro Gjoka dhe Besa Dume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat