Zjarr tek Arkiva e Gjykatës së Lartë

Shqipëria

Zjarr tek Arkiva e Gjykatës së Lartë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:09
Gjykata

Arkiva e Gjykatës së Lartë në kryeqytet është përfshirë nga flakët pak pas orës 14 e 30 të kësaj të diele.

Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.

Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat