Një bisedë me berberin e Ramës, sa bakshish i la Kryeministri

Shqipëria

Një bisedë me berberin e Ramës, sa bakshish i la Kryeministri

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi. Por kush është berberi i parapëlqyer i kryeministrit?

Gazetarja e "Edicionit Veror" ndodhet pikërisht te berber Sandri, aty ku Kryeministri teksa kalonte pushimet në Jug të vendit, shkoi të qethej.

Një ngjarje kjo që u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale. Gazetarja jonë është takuar këtu me djaloshin 17-vjeçar, i cili i preu flokët Edi Ramës. Të shohim se çfarë po flisnin te ajo video e famshme që u shpërnda në rrjetet sociale dhe nëse i la apo jo bakshish Kryeministri berberit të Drimadhes.

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?
Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.
Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.
Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.
Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni
Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.
Gazetarja: Ti duke qethur kryeminsitrin, çfarë po thonit?
Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.
Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?
Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.
Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?
Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.
Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?
Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.
Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?
Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.
Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?
Berber Sandri: Jo, atë jo.
Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?
Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.
Gazetarja: Si quhej luku i tij?
Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.
Gazetarja: Sa kohë u more me të?
Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.
Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?
Berber Sandri: Po u kënaq.
Gazetarja: Sa pagoi?
Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.
Gazetarja: Po sa e keni ju?
Berber Sandri: Nuk thuhet.
Babai: Nuk thuhet
Gazetarja: Po kupon i dhatë?
Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.
Gazetarja: Po bakshish a la?
Berber Sandri: Po normalisht që la.
Gazetarja: E la të majmë, kryeministror?
Babai: Jo dhe shumë të majmë.
Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?
Babai: Mirë, mirë.
Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?
Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.
Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?
Berber Sandri: Po shumë, shumë
Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?
Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka
Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?
Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.
Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?
Berber Sandri: Më së shumtui mua çunat e rinj.
Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?
Babai: Nuk donte kryeministri.
Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?
Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat