Meta viziton familjen e Admir Bokrinës, humbi jetën në tragjedinë e Gjenovës

Shqipëria

Meta viziton familjen e Admir Bokrinës, humbi jetën në tragjedinë e Gjenovës

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:05
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte në një vizitë ngushëllimi në fshatin Oblikë të Shkodrës, te familja e Admir Bokrinës, njërit prej 43 viktimave të Gjenovës.

Meta iu bashkua dhimbjes së familjarëve për humbjen e të riut, ndërsa bëri thirrje që kjo tragjedi të rritë reflektimin për sigurinë e veprave publike edhe në vendin tonë.

“Nuk kanë fuqi fjalët, për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”, u shpreh Meta në familjen Bokrina.

Admir Bokrina, së bashku me Marius Djerrin, ishin dy shqiptarët, që së bashku me 41 italianë, humbën jetën gjatë shembjes tragjike të urës Morandi, në qytetin e Gjenovës në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat