Edhe pse nën hetim, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket i relaksuar. Ai vazhdon të postojë foto dhe video nga pushimet e tij.
Këtë herë ai ka ndarë një tjetër moment nga pushimet e verës që po kalon së bashku me të birin, Drinin.
Tahiri ka postuar një video, teksa të dy janë nën ujë, ndërkohë që shkruan se kjo është zhytja e parë e djalit.
“DT ia doli Zhytje e pastaj prape lart”, shkruan ai.