Shuhet Kofi Annan, ja foto e rrallë kur vizitonte Shqipërinë

Shqipëria

Shuhet Kofi Annan, ja foto e rrallë kur vizitonte Shqipërinë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:29
Kofi Annan

Kofi Annan, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që fitoi çmimin Nobel për Paqen për punë humanitare, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006.

 Më vonë ai shërbeu si i dërguar special i OKB në Siri, duke u përpjekur që të gjendet një zgjidhje për konfliktin.

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999.

Më 20 maj të vitit 1999 ai ishte në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve nga Kosova.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga shqiptarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, tha ai.

Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen që u rezervua për shqiptarët e Kosoves.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat