"Lini papjekuritë, para zgjedhjeve vendore duhet reforma elektorale"

Shqipëria

"Lini papjekuritë, para zgjedhjeve vendore duhet reforma elektorale"

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:53
Nat Parry

Nat Parry, drejtori i zyrës së shtypit për Përfaqësuesit Special të OSCE në Danimarkë, flet në një intervistë për gazetën “Shekulli”, në lidhje me vizitën e Mark Pitchard, Përfaqësuesi Special i OSCE për Evropën Juglindore.

Sipas Pitchard: Duhet të mbyllet sa më parë procesi i reformës elektorale

Mark Pitchard, që nga korriku i vitit 2018, është Përfaqësuesi Special i OSCE-së për Evropën Juglindore. Për dy ditë, Pitchard ishte në Shqipëri, ku u takua me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe me disa nga liderët e partive politike.

Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së shtypit të OSBE, Nat Parry flet për arsyet e vizitës së Pitchard në Shqipëri dhe në Malin e Zi, reformat që duhet të kryejnë partitë politike shqiptare dhe njohjen me aktorët e politikës shqiptare. Kujtojmë se OSCE-ja është institucioni kryesor ndërkombëtar, i cili merret drejtpërdrejt me vëzhgimin dhe monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Së bashku me ODIHR, ata janë syri që monitorojnë zgjedhjet shqiptare që nga viti 1997.

Me cilët aktorë politikë u takua në Shqipëri dhe në Malin e Zi, Përfaqësuesi Special i OSCE-së për Evropën Juglindore?

Në Shqipëri, Pitchard u takua me Nën kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Zv.kryeministren Senida Mesi, anëtarë të delegacionit të OSCE-së në Shqipëri, pjesëtarë të forcave të ndryshme politike dhe shoqërinë civile. Ai u takua edhe me Robert Wilton, kreu në detyrë i Prezencës së OSCE-së në Shqipëri. Ata diskutuan për çështje të cilat shqetësojnë të dyja palët dhe për të gjetur një mënyrë, se si të zhvillojnë më shumë energjitë, midis Prezencës Speciale të OSCE-së dhe Prezencës së OSCE-së në Shqipëri. Në Malin e Zi, takimet u zhvilluan ndërmjet, Ambasadorit Maryse Daviet, Kreun e OSCE-së në Malin e Zi, Veljko Milojanic, me Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorinë e Diplomacisë Kulturore dhe Ekonomike, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Malin e Zi. Drejtuesi i Programit të Misionit të OSCE-së në Malin e Zi, e njohu Pitchard me punët e fundit të Misionit të OSCE-së dhe fushat në të cilat kanë vepruar. Në takimet me interlekutorët në Podgoricë, Pitchard i shprehu përgëzimet Malit të Zi për progresin e bërë në drejtim të antarësimit në Bashkimin Evropian, dhe gjithashtu i inkurajoi autoritetet vendase që t’i trajtojnë në mënyrë sa më rigoroze rekomandimet e mëparshme të ODHIR, të shprehura në raportet e viteve 2016 dhe 2018. Gjatë vizitës së tij, Pitchard, ishte i shoqëruar nga Ambasador Andreas Nothelle, Përfaqësuesi Special i OSCE-së në Vjenë.

Cilat ishin pikat kryesore ku u ndal Mark Pitchard, gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri?

Gjatë vizitës së tij, Përfaqësuesi Special i OSCE-së, për Evropën Juglindore, Mark Pitchard, në Shqipëri, theksoi se, Asambleja e Përgjithshme e OSCE-së, vazhdon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e demokracisë, duke përfshirë këtu edhe thellimin e integritetit të procesit elektoral, shtetit të së drejtës, sigurisë dhe stabilitetit, të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e lirisë së medias. Në Shqipëri, Përfaqësuesi Special i OSCE-së, theksoi rëndësinë për një kompletim të shpejtë të reformës së drejtësisë, për të bërë të mundur sigurimin e funksionimit të drejtësisë, si dhe kërkoi një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj rritjes së partive nacionaliste në rajon. Ai u takua me përfaqësuesit e qeverisë dhe liderët e partive opozitare, Pitchard, kërkoi nga forcat politike në të dyja vendet, të arrijnë në një marrëveshje, në lidhje me hedhjen e hapave më të rëndësishëm të procesit të reformës elektorale. Në Shqipëri Pitchard theksoi se, reforma elektorale është shumë e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë zgjidhet ngërçi, ndërmjet partive parlamentare, si dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i adresohen rekomandimet prioritare, OSCE/ODHIR, përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë qartë progresin e bërë nga partitë politike shqiptare. Tashmë duhet të lihen mënjanë papjekuritë politike midis palëve. Pitchard theksoi se, “Në aktivitetin tim të parë si, Përfaqësues Special i Asamblesë së OSCE për  Evropën Juglindore, vizita e kësaj jave në Shqipëri dhe në Malin e Zi, kanë qenë shumë të dobishme dhe të nevojshme, për t’u bërë familjarë më aktorët politikë, në këto dy vende dhe për t’u bërë i njohur”- tha Pitchard. Më tej Pitchard ka thënë se, “Ndërsa vizita ime ishte më shumë për gjetjen dhe mbledhjen e fakteve, Unë kam gjetur mundësinë për të shprehur edhe rëndësinë që ka Shqipëria dhe kontributin që ajo ka bërë në strukturat euro-atlantike dhe të ripërsërisë shqetësimet kryesore, të cilat më parë ishin ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e OSCE-së dhe nga paraardhësi im në këtë detyre, Roberto Battelli”.

Cila do të jetë agjenda e mëtejshme e Përfaqësuesit Special të OSCE-së?

Pitchard ka theksuar, se: “Më vonë do të vizitojë edhe disa vende të tjera të Evropës Juglindore, madje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kërkoj nga Asambleja e OSCE-së, që ndaj rajonit të Ballkanit të kemi një vëmendje të shtuar. Pitchard, përmendi edhe vizitat e fundit të Komitetit “ad hoc”, të OSCE për luftën kundër terrorizmit, të cilat u mbajtën në Bosnje Hercegovinë, në datat 5-6 qershor dhe mbledhja e Komitetit Special “ad hoc” për migracionin, i cila u mblodh në Serbi, në datat 10-12 qershor.

Kush është Mark Pitchard

Mark Pritchard u emërua Përfaqësues Special për Evropën Juglindore në korrik 2018. Në Mbretërinë e Bashkuar, ai ka qenë deputet i Parlamentit për Wrekin në Shropshire që nga viti 2005 dhe ka shërbyer në transport, Punët dhe Pensionet, Uells dhe Auditimin Mjedisor të zgjedhur komisioneve. Si Përfaqësues Special, Pritchard është i ngarkuar për të shërbyer si pikë qendrore e Asamblesë në Evropën Juglindore, duke promovuar dialogun dhe duke inkurajuar pajtimin dhe rehabilitimin në rajon. Ai shërben gjithashtu si Kryetar i Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Zyrën e OSBE-së. Përgjegjësitë kryesore të tij janë: Promovimi i dialogut në të gjitha segmentet e shoqërisë, në veçanti në nivel parlamentar, me qëllim nxitjen e pajtimit dhe rehabilitimit në Evropën Juglindore dhe në veçanti në Ballkanin Perëndimor dhe për të kontribuar në transformimin në ndërtimin e institucioneve demokratike; Të mbajë kontakte të ngushta me të dhe të shërbejë si pikë qendrore për punën e Kuvendit në rajon në përgjithësi dhe pjesëmarrjen e saj në aktivitetet e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në veçanti; Këshillon dhe i raporton Presidentit për gjendjen në rajon, në veçanti zhvillimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe çështjen e emrit në lidhje me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë; Komunikon me aktorët përkatës në kuadër të OSBE-së, si dhe Komitetet e PA-së që merren me migracionin dhe terrorizmin, të cilët punojnë në çështjet që lidhen me rajonin.

Nat Parry (Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së shtypit të OSCE)

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Shefit të Zyrës Ekzekutive, Drejtori i Komunikimit dhe Shtypit, menaxhon komunikimet dhe marrëdhëniet me mediat e Sekretariatit Ndërkombëtar dhe punon për pasqyrimin e aktiviteteve. Përveç kësaj, Nat Parry: Ofron mbështetje për udhëheqjen e Kuvendit dhe të Sekretariatit Ndërkombëtar, për të komunikuar në mënyrë efektive mesazhet, duke përfshirë hartimin e njoftimeve për shtyp dhe fjalimet për zyrtarët e lartë të Kuvendit; Përgatit Lajmet e Sekretariatit Ndërkombëtar nga Buletini i Kopenhagen-it dhe botime të tjera; Ofron mbështetje për tre Komitetet e Përgjithshme, ndër përgjegjësitë e tjera. Parry u bashkua me Sekretariatin Ndërkombëtar, në shkurt të vitit 2008. Para se të hynte në Sekretariat, Parry mbante poste të lidhura me politikat në OJQ-të amerikane si, Grupi i Kërkimit të Interesit të Publikut të SHBA-së dhe të Kongresit të Qytetarëve Publikë, si dhe ka punuar si Specialist i Komunikimit në Shoqatën Amerikane Kushtetuese për Drejtësi dhe Politikë, redaktor i asociuar në Konsorciumin për Gazetari të Pavarur dhe si shkrimtar i pavarur për botime të ndryshme. Parry mban një diplomë master në shkencat politike dhe një diplomë Bachelor për histori nga Universiteti George Mason.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat