Familjarët e 3-vjeçarit në Korçë, i cili humbi jetën pasi u zu poshtë nga bombola e oksigjenit thonë se ajo përdorej për gjyshin e të miturit, i cili ishte i sëmurë.
Ata deklarojnë se ishin në një tjetër ceremoni mortore kur u njoftuan për ngjarjen e rëndë.
"Bombla e gazit ka qenë në dhomë ku ndodhi ngjarja.
Përdorej për gjyshin e të miturit pasi ishte i sëmurë. Ishte duke luajtur dhe i ra sipër. E gjetëm të mbuluar në gjak. Ishim në një ceremoni mortore tjeter.
Na lajmeruan për fëmijën. Familja jeton në kushte të vështira ekonomike", kanë deklaruar familjarët për mediat.