Savra – Kampi i famshëm i interrnimit në rrethin e Lushnjës

Shqipëria

Savra – Kampi i famshëm i interrnimit në rrethin e Lushnjës

Nga: Beqir SINA New York Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:43
Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar.

Në ish-kampin e punës në Savër të Lushnjes, është zgjedhur nga këta ish të interrnuar për t’u mbajtur një takim përkujtimor, për të kujtuar presekutimin e tyre, të diktaturës komuniste, dhe shënuar 28-vjetorin e largimit të ish internnuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së rregjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944.

Data më e përshtatshme për këtë qëllim është zgjedhur java e fundit e muajit Gusht,( kësaj rradhe 19 Gusht) ngaqë ajo përkon edhe me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre ku ata tani jetojnë e punojnë si qytetar të atyre vendeve që janë përshtatur.

Megjithse shumica e tyre është larguar, jo vetëm nga kampet e interrnimit në rrethin e Lushnjes që kishte numërin më të madh të kampeve të internimit politik, disa prej tyre aktualisht jetojnë në Lushnje - Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secili prej tyre me nostaligji dhe me mall kujton Savrën, Gradishtën, Gjazën, Grabianin, Çermën, Plukun, Dushkun, Rrapez, Ndërnenas, Kosovën (fshat në Lushnje), atë shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre në kampet e interrnimit.

Me rastin e 28 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, iniciatorët e saj Sofokli Kuqeshi, Tefta Capo, dhe Gëzim Baruti, duke gjetur përkrahjen e shumë ish të intetrrnuarve kan zgjedhur Savrën ish kampin parë të interrnimit në rrethin e Lushnjes, ngritur në 1955, për të kujtuar jetën e tyre, dhe treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani duke jetuar në liri.

Mbasi, nëpër këto kampe interrnimi ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria e atyre kampeve, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin perendimi në mes të Shqipërisë së dikaturës komuniste, por që për fatkeq madje edhe fëmijë që ishin në barkun e nënës, gra edhe të moshuar, u dënuan me interrnim dhe të presekutuar e të privuar nga çdo gjë edhe më elementare e jetës.
Kampet e interrnimit në atë kohë, kishin banorët e tyre nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria – përfshirë edhe ata që kishin ardhur me dëshirën e tyre, nga rrethe të tjera të Shqipërisë, sidomos nga Skrapari dhe fshatar e tjere të Lushnjes për rreth këtyre kampeve.

Zanafillën e Savër 4 kilometra në jug të qytetit të Lushnjes, përbri rrugës nacionale që lidhte kryeqytetin – Tiranën, me gjithë jugun e Shqipërisë, në e gjejmë në Betejen e Savrës, e cila sipas historianve, është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare.

Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar.

Savrën e ka permendur edhe një autor përmendimor Attilio Brunalti (në Revistën Nuova Antologia 1881 f,232) i cili e përshkruan fushën e Savrës si “I campi di Berath” (fushat e Beratit) ku u shfaqen për herë të parë ushtarët osman.
Rreth kësaj historie kur ishim në Savër, një puntor ish i interrnuar (Petraq Kuqeshi), duke hapur një kanal dranazhi gjeti disa objekte – si një shpatë dhe disa sende qeramike , që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshavej –

Në atë kohë ( 1985) në kinemanë e Savrës, kur drejtor i saj ishte Vasfi Belliu hapi në një nga dhomat e kinemasë një biblotek me qindra libra, dhe një muze aty pranë ku vendosi këto objekete të zbuluara rastësisht, por, gjithsesi nuk dihet se çfarë është bër me ato objeket të arkeologjisë, dhe a janë marrë historianët me këto gjetje.

Sjellja në vëmendjen e historis së Savrës, daton në vitin 1939 – nga që ajo ishte një pikë e rendësishme gjeografike e asaj kohe nga pushtuesit Italian që ngritën në Savër, një aerodromë të vogël të ushtarak për kaçatorrët – ( gjurmët e aeroporit dhe të disa gazermave ushtarake, i hasim në fushën në të majt të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes), dhe një fermë kuajsh të garnizoneve ushtarake.

Ndërkohë, mbushja me banorë nisi në vitin 1956, dhe ata që erdhën të parët, ishin “ustallarët” grekë , komunistët dhe partizanët grek, që kishin ikur nga Greqia – duke gjetur mbrotjen e Enver Hoxhës, të cilët punuan për ngritëjen e gazermave të para – të cilat, simbas deshmitarve okular u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptarë.

Madje edhe nga ato familje pjestar të së cilëve kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërise, të cilat regjimi komunist i quante armiq të popullit dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes.

Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët , që kishin mbraruar shkollat, në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofie, Stamboll, SHBA, ose edhe ata familje ish partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi në fillim të viteve ’1945 dhe më pas, përfundojë ne interrnim.

Mirëpo, sipër “ironi” të fatit ai regjim (Enver Hoxha) nuk kurseu në Savër edhe kushuririn e tij – Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara – Andanin, Nerimanin dhe Suzanin.

Familje kjo që së bashku me 30 mijë familje të tjera jetoi më shumë se tre dekada në njërin prej 48 kampeve të interrnimit të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri - pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër.

(Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit “armiq të popullit”).

Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të medhat në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.

Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë edhe me 6 pallatet dykatëshe në anën tjetër ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, që për hir të së vërtetes ishin ndryshe nga kampet e tjera të interrnimit, andaj duhet theksuar dhe kujtuar se ishin shumë të dashur dhe miqësor, me banorët e barakave të pupulitit, mbasi ata kishin vendosur vetë shumë raportet shumë të mira me të interrnuarit – të cilat ata i mbajnë edhe sot si në Shqipëri dhe vendet ku ata kan emigurar.

Ndërsa, në pjesën tjetër ishin 7 barakat me muret me pupulit mbuluar me kartonsere karton i stazhonuar në asfalt ( Pupulit – është kashtë kenete e përzjer me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4x4) jetonte edhe ndonjë famije me 6-7 anëtarë.

Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operative si queshin athere, pothuajse se çdo ditë vinin e survejonin, ose përndiqnin çdo ditë të interrnuarit, e asaj kohe, duke u takuar me kryetarin e këshillit që ishte një injorant dhe shpirt keq, që megjithse të interrnuarit jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër në punë nga më të vështirat, ai i raportonte, bile disa janë arrestuar për agjitacion dhe propogandë.Kjo ndodhte, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mire në qeverinë e Tiranës, në kampet e interrnimit, zbriste gazi i degës dhe dikush do të merrej në burg në mënyrë demonstrative duke future frikën dhe nënshtruar të tjerët.

Të internuarit në Savër, flinin si sardele në barakat e kampit dhe kishin një novjetore 15 familje , ( çfarë binte jashtë – binte edhe në novojtore – sa në disa raste duhej të shkohej edhe me çadër për të kryer novojat personale) dhe, të interrnuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të hapur kanalet, prashitur, e vjelur të korruarat, grurin, lule dielli, miser dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav(Gulagët në Siberi) vetem në fushat e kampeve të interrnimit në bujqësi.

Jeta ishte mizerje aqsa, edhe: “Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbaheshin të varuara mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë kishte dhjetra familje, që edhe flenin bashkë burrë e grua(babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël po në atë dhomë 4x4 - vetëm me një dritare që ndonjeri e kishte edhe derë.

Uji i pishëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobotë nga Lushnja - por më pas erdhën çezmat të cilat ngaqë tubacioni çahej përzihej me ujrat e kanaleve dhe vinte ndonjher edhe erë të keqe, edhe me ngjyrë të kuqe si ndryshkë, ndërsa gratë e kullonin me shamitë e kokës.

Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të interrnuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perendimore, çdo familje pothuajse zotronte një gjuhë të huaj ( greqisht, italisht, anglisht, frengjisht, truqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër.

Të rinjët e të rejat , megjithse ishin të ndaluara – qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin moden e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shifnin filmat perendimorë , lexonin libra të autorve të mëdhenjë, dhe dini se çfarë ndodhte në të gjithë botën - megjithse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me kartonsere ose nga pllaka enterrniti.

Ishin të interrnuarit dhe banorët e tjerë të më shumë se 40 kampeve të ineterrnimit në të gjithë Shqipërinë që i kishin bërë vete vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth tyre ishin shumë jetonin në fukarrallëk të madh, dhe ishin si popullsi e prapambetuara – megjithse, ata kishin të gjtha pervilegjet e asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat