U gjet me 19 pistoleta, suedezi: Më duhej kjo punë

Shqipëria

U gjet me 19 pistoleta, suedezi: Më duhej kjo punë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:38
19 pistoleta

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

“Isha 4 ditë në Prishtinë. Do të bëja transportin. E pranova këtë punë pasi kisha nevojë për të ardhura për studimet”, deklaroi në gjyq Valli.

Përpara dy ditësh, Policia Kufitare në Muriqan bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, pasi gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës Kosovë -Gjermani, u gjetën dhe u sekuestruan 19 pistoleta kalibër 7.65.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat