Protestat në Rumani, Demalia: Shqiptarët korruptohen me sistemin

Shqipëria

Protestat në Rumani, Demalia: Shqiptarët korruptohen me sistemin

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:32
Ilir Demalia

Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News, duke komentuar protestat në Rumani, thotë se këto vende kanë ndjeshmëri ndaj korrupsionit të shtetarëve të tyre, ndërsa shqiptarët korruptohen me sistemin dhe më pas e duan atë.

Demalia: Rumania dhe vendet e tjera të Evropës lindore kanë qenë më sensitivë kundër korrupsionit të shtetarëve të tyre edhe gjatë komunizmit edhe gjatë këtyre 30 viteve. Nuk është ndonjë gjë e re ajo që ndodhi tani në Rumani. Ajo që është për t'u theksuar është që protesta nuk organizohen nga politika, por nga njerëzit. Nuk protestojnë për të hequr një kalë dhe për të vendosur një kalë tjetër, por për të ç'rrënjosur sistemin e regjimit të korruptuar dhe kriminal.

Ne korruptohemi me sistemin dhe e duam pastaj sistemin, dhe kështu nuk ndërtojmë dot një shoqëri të jetë e mirë për të gjithë dhe prandaj vijmë në këtë pikë ku shkatërrohet e mira publike. Ne po shkatërrojmë edhe gjurmët fizike të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat