Berisha i ankohet OSBE: Soros-Rama po kapin drejtësinë

Shqipëria

Berisha i ankohet OSBE: Soros-Rama po kapin drejtësinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 07:43
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Berisha është ankuar tek përfaqësuesit e OSBE se kryeministri Edi Rama po kap drejtësisë, sipas projektit të George Soros.

Në këtë takim unë i njoha bashkëbiseduesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit orëollian të George Soros, degë të ekzekutivit të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eleminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuara i ka sot Edi Rama i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeminsitrit Vetingu po falimenton drejtësinë. “Ata të cilët bënë të mundur këtë falimentim total të drejtësisë nëpërmjet Vettingut, fajësojnë për këtë korrupsionin e gjyqtarëve. Me këto akuza vetëm sa lajnë duart për veprën e tyre të pashembullt, sepse Vetingu mund të bëhej në disa mënyra, pa asgjësuar gjykatat më kryesore të vendit dhe, së bashku me to, edhe rendin kushtetues të Shqipërisë. Edi Rama ka shndërruar sot Vetingun në një mjet korruptiv të gjahut të shtrigave.

Atë e kalojnë të gjithë ata që kanë zbatuar dhe zbatojnë urdhrat e Ramës, përfshi gjykatës që nuk justifikojnë edhe 100 milionë lekë, apo që prej tre vitesh dhunojnë vendimin konkret të Gjykatës Kushtetuese si Dvorani, apo të tjerë që kanë liruar në sallën e gjyqit, me urdhër të Ramës, ekzekutorin e komisarit të policisë që, më vonë, me të njëjtën dosje, është dënuar në Apel me burgim përjetë, për krimin e shëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat