Hiking në peisazhet magjepsëse të Shqipërisë për turistët aventurierë - Bota Sot
Hiking në peisazhet magjepsëse të Shqipërisë për turistët aventurierë

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Hiking në peisazhet magjepsëse të Shqipërisë për turistët aventurierë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:34
Ilustrim

Projektet ndërkombëtare dhe operatorët e specializuar turistikë, po hedhin hapat e parë drejt një Sistemi Kombëtar të Shtigjeve të Ecjes në Shqipëri.

Zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit Hajrulla Çeku bën me dije se gjatë periudhës korrik – tetor 2018 grupi i katër ekspertëve (një gjermane dhe 3 shqiptarë) do të punojnë në dokumentin bazë referuar modeleve të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, i cili do të shërbejë si udhëzues për hartimin e rregullores që do të unifikojë dhe standardizojë shtigjet e ecjes në gjithë Shqipërinë.

“Produkti turistik i ecjes këmbësore (hiking) po përjeton zhvillim të hovshëm në nivel global. Si ilustrim, në Gjermani rreth gjysma e popullsisë është aktive në ecje këmbësore brenda dhe jashtë vendit. Viteve të fundit kemi një rritje të numrit të shtigjeve të markuara dhe të turistëve vendorë dhe të huaj të interesuar për turizëm aktiv në Shqipëri”, deklaron ai.

Çeku vë në dukje se kjo është një nga mundësitë tona më të mira për diversifikimin e produktit dhe ofertës turistike, me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjërimin gjeografik dhe kohor të turizmit, mbrojtjen e qëndrueshme të burimeve natyrore, si dhe diversifikimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e mundësive të punësimit në zona më pak të zhvilluara.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test