Reshje të shumta shiu në të gjithë vendin, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Shqipëria

Reshje të shumta shiu në të gjithë vendin, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Duket se moti sot dhe neser do te sjelle surpriza, pasi do te shoqerohet jo vetem me ulje te temperaturave por edhe shiu.

IGJEUM njofton:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.15), në orët e para, pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).
Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër (e enjte, dt.16) rreziku do t? pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug. [auto_39144038_1145115612308950_6416967532938264576_o1534339021]

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) priten reshje në të gjitha qarqet. Ato do të jenë të dobëta, përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat