Turizmi shtoi biznesin. Hapen 1.500 ndërmarrje të reja që prej 1 qershorit

Shqipëria

Turizmi shtoi biznesin. Hapen 1.500 ndërmarrje të reja që prej 1 qershorit

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:43
Grafiku

Akisioni kundër informalitetit në zonat turistike vazhdon, ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se janë mbi 1.500 biznese të reja të regjistruara në zonat turistike nga 1 qershori deri më 13 gusht, ose 58% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat u përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Sipas të dhënave, Tatimet e Sarandës shënuan rritjen me të lartë, me rreth 44% të bizneseve të reja të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me Lezhën me rreth 33% dhe Vlorën me rreth 24%.

Lufta për lëshimin e kuponit në zonat bregdetare ka rritur lëshimin e tyre me 28%, ndërsa xhiroja është shtuar me 12% nga 1 qershori deri më 7 gusht 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, Tatimet kanë arkëtuar mbi 40 milionë lekë detyrime të prapambetura, kurse numri i të punësuarve të rinj është rritur me mbi 18.800 persona.

Të dhënat u referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku është përqëndruar më shumë aktiviteti turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat