Ndërtohet pas 27 vitesh rrjeti i ri vaditës në fshatin Lumzi

Shqipëria

Ndërtohet pas 27 vitesh rrjeti i ri vaditës në fshatin Lumzi

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:15
Pukë

Pas 27 vitesh mungese, fshati Lumzi në njësinë administrative Rrapë do të ketë një rrjet të ri vaditës.

Bashkia e Pukës bën me dije se investimi prej 100 mijë eurosh ka mundësuar që fermerët e zonës të kenë sasi të konsiderueshme uji vaditës, që është marrë disa kilometra larg zonës, duke i dhënë fund problemit disavjeçar të banorëve të këtij fshati.

Kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj u tha banorëve se krahas mbështetjes madhore të qeverisë, shumë prej ndryshimeve infrastrukturore në territorin e bashkisë Pukë ishin realizuar falë bashkëpunimit me kompani e organizata të ndryshme. Prioritet, tha ai, nuk janë tenderat, siç ndodhte më parë, por gjetja e rrugëve për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Nuk jam këtu për fushatë elektorale, pasi siç e dini jam për të disatën herë në këtë zonë. Më shumë se asgjë tjetër më intereson se ju që keni vendosur të jetoni këtu, ta keni jetën më të lehtë. Kur kam ardhur në fillim në Lumzi, nëse ju kujtohet, më keni kërkuar rrugën, urat, mullirin e blojës dhe ujin vaditës. Ja ku i keni të gjitha, falë Zotit, mbështetjes së qeverisë dhe miqve tanë”, – theksoi Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat