Nard Ndoka: Na prij Lulzim Basha, vijmë pas teje. Zot na ndihmo

Shqipëria

Nard Ndoka: Na prij Lulzim Basha, vijmë pas teje. Zot na ndihmo

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:46
Nard Ndoka

Aleati i demokratëve Nard Ndoka i ka kërkuar Lulzim Bashës që të prijë opozitën drejt protestave sikurse po ndodh në Rumani. Përmes një postimi në Facebook, Ndoka thekson se shqiptarët janë më të mirë se rumunët. Sipas tij, protesta i bën mirë të gjithëve pasi frikson qeverinë e KM, motivon opozitën dhe jep shpresë për vendin. Ai thekson se shqipëtarët e lënë veten të prekin fundin, por ngrihen dhe të marrin përpara.

Postimi i plotë:

Lum moj Shqipëri që na ke!

Ne nuk jemi rumunë, por më të mirë se ato!

Protesta i bën mirë të gjithëve; frikson qeverinë e KM, motivon opozitën dhe jep shpresë për vendin.

Në Shqipëri ka shoqeri civile të “prashitur dhe vaditur” nga Soros.

Ka qytetarë, që zgjedhin rrugë më të shkurtëra se protesta; shesin votën, i bëjnë lajka qeverisë, paguajnë që të marrin një sherbim, vrasin fisin e vetën kur i mbysin hallet.

Emigrantët kanë paguar dikur për të ndihmuar fisin, shokët e familjen.
Sot vijnë rregullojnë dhëmbët, marrin një nuse dhe shkojnë në punë të tyre.
Opozita pret radhën e pushtetit, pa u trazuar shumë.

Kryeministri i “sodit” të gjithë; herë nga Surrei, herë nga rezidenca qeveritare në Dhërmi e Durrës. Në zyrë pak e më pak po del, madje tashmë më portalin “çudibërës” edhe ministrat punojnë nga plazhi e shtëpia.

Kot rrekemi të krahasojmë vetën më të tjerët; kryeministrin e kemi kot, por kot fare; qytetarët të trishtuar, emigrantët të lodhur me ne, shoqerinë civile e mediat të shitura, opozitën në nxemje, Shqipërinë në fund.

A kemi shpresë në këtë vend?

Ndërgjegjësim për të gjithë, për opozitën më shumë.

Na prij Lulzim Basha; që të gjithë të vijmë pas teje.
Opozita të fillojë më vetën, mos të presim radhën, por të çlirojmë vendin nga “rilindasit” zgjebarakë dhe të pështirë.

Shqipëtarët e lënë vetën të prekin fundin, por ngrihen dhe të marrin përpara; unë kam shumë besim, se kjo ditë ka ardhur.

Zot na ndihmo të gjithëve; qeverinë të ikë, opozitën të ngrihet fuqishëm, qytetarët të ndërgjegjësohen për fatet e tyre dhe të vendit! 
Ne nuk jemi rumenë, por më të mirë se ato!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat