Parku Arkeologjik i Amantias, interes në rritje i turistëve të huaj

Shqipëria

Parku Arkeologjik i Amantias, interes në rritje i turistëve të huaj

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:40
Foto

Një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook”, ndau një video me mbresat e disa  turistëve të huaj që kanë vizituar këtë sit.

“Mirëmëngjes dhe me këto mbresa fantastike të turistëve edhe më të shumtë këtë vit në Parkun e Amantias, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Një turiste franceze tha se ”e zbuluam këtë sit pas një kërkimi të gjatë dhe rezultati ia vlejti, pasi siti është madhështor dhe të duket sikur sheh nga avioni kur je në pjesën më të lartë. Ndërsa kur je në shkallët e stadiumit ndjehesh sikur je spektator i kohës, pra është diçka e mrekullueshme”.

Një tjetër turiste gjermane u shpreh se ”jemi shumë të entuziazmuar këtu në Amantia, ku patëm fatin të mësojmë rreth monumenteve dhe jetës 1 mijëvjeçare të këtij qyteti. Është thjesht e mrekullueshme. Unë i këshilloj kujtdo të vijë në këtë vend”.

Turistja franceze, e cila e vizitonte për herë të dytë Amantian, tha se ”është një sit i jashtëzakonshëm dhe i veçantë dhe ndjej të njëjtën kënaqësi sa herë që e shoh. Patëm një arkeolog shumë kompetent që na i shpjegoi shumë qartë gjërat dhe për këtë ju rekomandoj të gjithëve të vijnë të vizitojnë këtë sit që është jashtë çdo kohe”.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat