Parashikimi i motit: Pasdite shtohen vranësirat

Shqipëria

Parashikimi i motit: Pasdite shtohen vranësirat

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Moti do të vijojë kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin deri pas mesditës.

Vranësira lokale do të zhvillohen në zonat malore, duke gjeneruar shira afatshkurtër në veri-verilindje.

Sipas Meteoalb, në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave në vend, kryesisht në Jug dhe në qendër.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1.2 ballë.

Temperaturat

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat