Kjo është e dashura e Izet Haxhisë, i dënuari për vrasjen e Hajdarit i bën "roman" nga qelia

Shqipëria

Kjo është e dashura e Izet Haxhisë, i dënuari për vrasjen e Hajdarit i bën "roman" nga qelia

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:22
Izet Haxhia

Izet Haxhia i ka dërguar një letër të hapur të dashurës së tij nga burgu 302, pasi ajo feston sot ditëlindjen.

Në një shënin të gjatë që ka bërë në facebook Haxhia tregon disa nga çastet që ka kaluar me të dashurën si dhe kohën kur janë njohur bashkë.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Ai u ekstradua nga Turqia disa muaj më parë dhe ka deklaruar se vjen në Shqipëri me idenë për rihapjen e dosjes, pasi gjithmonë ka pretenduar pafajësi.

Postimi i plotë:

Gezuar ditelindjen, kokekashta ime e bukur!!!
E vetmja ime e jetes!
Dashuria ime magjike e hyjnore!
Do te doja qe kete urim per diten e bekuar te lindjes tende, mos t a beja as nepermjet FB, as nepermjet telefonit, as te ndonje letre dashurie , as te cfaredo komunikimi ne distance! E aq me teper, ketu ku ndodhem tani, tek te shkruaj keto rreshta e keto fjale.. qe me duken teper te vaketa per te shprehur kete ndjenje kaq te madhe,, te paster, mistike, te jashtezakonshme, qe kam per ty!
Gjithmone ne enderrimet e mia te çmendura e romantike, mundohesha te krijoja imazhin e nje femre qe do t a doja e do me donte pa kushte,qe te vuaja e te vuante ne kete dashuri,te behesha xheloz e te me merrte malli cdo moment per te, madje edhe kur ajo te flinte prane meje! Qe t a doja me te gjitha çmendurite, qe t a ndjeja veten pa asnje fuqi e te dorezuar kur ajo te me shprehte dashurine, kur t ja shikoja dashurine ne syte e saj! Qe t a kisha jetike si ajri qe marr, si gjaku qe leviz neper deje, si jeta vete!
Jetoja ne nje kohe, kur vetmia, ishte miku im me i mire, ngushellimi dhe kenaqesia ime! Kur egoja ime, ishte mbi çdo gje! Kur jetoja ne fallsitetin e nje bote te rreme fejsbukjane! Kur kisha humbur cdo shprese qe nje dite mund te realizohej endrra ime e çmendur, per femren qe mund te dashuroja mbi dashurine!

Ne fakt, ate e kisha takuar para 21 vitesh, ne nje dite prilli te 1997.
Ajo ishte plot endrra per jeten, plot gezim,plot dashuri per te bukuren, per muziken, per jeten… Ndersa une, isha i zhytur ne ate boten e ndyre te politikes.. Ne ate fodullekun tim prej fshatari, te zbritur ne kryeqytet e qe kujtonte se e gjitha bota , rrotullohej reth tij, qe ishte nen urdherat e tij, e qe i bindej fuqise se tij te rreme!
Ne fakt, brenda ketij njeriu te ngurte e qe s kishte thene kurre fjale dashurie prej shpirti, jetonte nje njeri krejt tjeter, me nje shpirt femije plot romantizem. I mbushur gjithe dashuri e butesi, por qe nuk njihte as vetveten, as nuk lejonte askend qe t a njihte!
U deshen vite e vite te jetuara bosh, qe ne jeten e ketij njeriu te hynte si me magji hyjnore, nje engjell, nje drite e shenjte, nje mrekulli, dashuria vete! Dhe ashtu, me pastertine e saj, me fisnikerine, mençurine, forcen e vendosmerine,arriti te ndriçoje shpirtin tim te zhytur ne erresiren e vetmise,te shkrije shpirtin tim te ngurtesuar nga mosnjohja kurre e dashurise, te beje shkrumb e hi cdo fallsitet te nje jete qe kisha jetuar, bosh! Edhe kur une mendoja, se jeta e veshtire me kishte mesuar cdo gje, dija gjithçka, erdhe TI plot dashuri, duke shembur çdo tabú, çdo iluzion, duke bere pluhur cdo gje te jetuar ne jeten time te trazuar, fshive si me magji cdo vuajtje e marrezi, me bere te kuptoj se une nuk njihja asgje,
duke me prezantuar per here te pare me kete ndjenje kaq te madherishme e te bukur,dashurine!

Me mesove mbi te gjitha te njihja Veteveten,te zbuloja qe kishte kaq shume dashuri te fshehur brenda meje… Vetem TI mund te beje nje mrekulli te tille me mua, vetem TI mund te me doje ne kete menyre, vetem TY mund te te doja ne kete menyre, deri ne marrezi, ne pafundesi! Prandaj ne kete dite te bekuar te 12 Gushtit, nuk mund te rri pa uruar, bekuar e falenderuar, ata qe te dhane genet me te shkelqyera te gjakut te tyre. Sepse TI, mban genet me te mira te Parrucave te nderuar ;mban genet e shenjta te stergjyshit tend At Stath Melani, nderi i kombit tone:, mban genet fisnike te Bato Karafilit..

Ndaj TI, nuk mund te ishe ndryshe nga kjo qe je, nje mrekulli, ku jane te nderthurura: çmenduria e vendosmerise,karakteri i forte shkemb, shpirti i madh e romantik prej artisti,intelekti dhe finesa prej aristokrateje,ironia dhe humori shkodran, qe me mbush plot jete!
Vetem ty mund te te doja ne kete univers, vetem TI mund te me doje!
Edhe pse ne syte e “moralisteve te ndershem”, te asnjanesve, te “filozofeve”,kjo dashuri eshte nje herezi kunder moralit te turmes pa moral,kunder rrymes, kunder “dekonspirimit publik”… Une u them ketyre te padenjeve, se dashuria jone eshte sa e paster aq edhe e bukur,sa e sinqerte aq edhe pasionante,sa njerezore aq edhe e pathyeshme, sa romantike aq edhe kryelarte,sa mistike aq e vertete, sa e pa llogjike aq e mbushur edhe plot mençuri,sa e embel aq edhe e mbushur me dhimbje , sa e pamposhtur aq edhe e paperballueshme nga malli qe shkakton…. por dicka e dime mire…Kjo dashuri kaq fisnike, eshte me e forte se cdo gje, me e forte se cdo intrige a djallezi te kurdisura kunder saj, me e forte se cdo “keshille miqesore”, cdo xhelozi e semure ndaj saj! Eshte madje ,me e forte se une e se ti! Vetem ti, mund ta beje shpirtin tim te dashurohej, te lumturohej, vetem ti mund t a mbroje kete dashuri qe diten e pare, vetem TI mund te me nxirrje nga ai moçal i fallsitetit, kotesise, genjeshtrave, mungeses se dashurise dhe veseve te padenja.. Vetem shpirti yt , qe ka brenda edhe Tosken, edhe Carmen, edhe Ana Kareninen,edhe Maria Callas, por edhe Shote
Galicen…!

Fryma ime, shpirti im, malli im, vuajtja ime!
Edhe miliona here po te vija ne kete bote, do te te gjeja TY, do te te dashuroja TY, do martohesha me TY, do krijoja familje me TY dhe do jetonim te lumtur!
Sa mire qe ke lindur, sa mrekulli qe ekziston,sa mrekulli qe me don e te dua kaq shume, cfare gje e jashtezakonshme te dashurohesh me ty,çfare çmendurie te marresh dashuri prej teje! Me ben te harroj ku ndodhem! Ti me jep forcen per te luftuar per te verteten dhe pafajesine! Ti m i jep kuptim jetes dhe shpreses per te ardhmen! Te dua çdo dite si diten e pare te dashurise tone , dhe sikur te ishte dita e fundit e jetes time! Do te te dua gjithe jeten, deri ne frymen e fundit!

Edhe 100 shpirt, jete te gjate e bukura ime, e vogla ime, “malokja”ime e pamposhtur!
Sherim sa me te shpejte dhimbja ime, engjelli im mbrojtes, miresia ime, lumturia ime!!!
Ps: Ate porosine/ urdherin per torten e ditelindjes tende vitin e ardhshem, nuk e harroj! A harrohet porosia e “ministrit tim te brendshem”, qe je ti..? Larg qofte, se e di se cfare me pret pastaj… do filloj leximet, studimet mbi pastiçerine, do bej edhe kurs po qe nevoja, e ate torte per ditelindjen tende, do t a bej se s ben!!!( Te lutem, do me falesh qe s do jete kurre si ajo kryevepra qe kishe bere ti per ditelindjen time)
Te dua pafund , kokekashta ime e bukur, dashuria ime e vetme!
Gezuar, shpirt!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat