Barazia gjinore, Lucija Straley aktivitet me të rinjtë në Valbonë

Shqipëria

Barazia gjinore, Lucija Straley aktivitet me të rinjtë në Valbonë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:09
Lucija Straley aktivitet me të rinjtë në Valbonë

Ndihmës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lucija Straley udhëtoi në Valbonë për t’u takuar me një grup të rinjsh nga Kukësi dhe për të marrë pjesë në kampin veror,”Stereotipet gjinore tradicionale kundër të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore”.

Straley foli për karrierën e saj në diplomaci si grua, por edhe për sfidat me të cilat u përball gjatë rrugës së karrierës së saj.

Kampi u organizua nga Qendra Për Progres Rinor në Kukës në bashkëpunim me American Corner Kukes duke uruar gëzuar Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat