Tërmeti i fortë, këto janë pasojat në shtëpitë e dibranëve

Shqipëria

Tërmeti i fortë, këto janë pasojat në shtëpitë e dibranëve

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Tërmeti që goditi këtë të shtunë Shqipërinë ka lëkundur jo vetëm të gjitha qytetet kryesore të vendit, por ka arritur të prekë dhe plot 5 shtete të tjera.

Epiqendra e lëkundjeve që regjistruar një valë prej 5.1 ballësh të shkallës rihter ndodhej disa kilometra pranë Burrelit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Fatmirësisht pasoja të rënda nuk ka patur, por situata është ndryshe për disa banorë të Dibrës, të cilët e kanë ndjerë edhe më shumë tërmetin e fuqishëm.

Neës 24 ka publikuar pamjet e një shtëpie private në Dibër, e cila ka pësuar disa dëme. Në pamje shihen çarjet dhe plasaritjet që kanë shkaktuar lëkundjet, ndërkohë që shumë nga orenditë shtëpiake janë rrëzuar përdhe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat