Vijon seria e tërmeteve në Shqipëri, një tjetër godet në Kukës!

Shqipëria

Vijon seria e tërmeteve në Shqipëri, një tjetër godet në Kukës!

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një tjetër tërmet ka goditur territorin shqiptar, kësaj here në afërsi të qytetit të Kukësit.

Pas lëkundjeve prej 5.1 ballësh që shkundën të gjithë Shqipërinë, tërmeti i rradhës është i një magnitude më të vogël, rreth 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 19 kilometra larg Kukësit, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Ashtu siç ndodhi dhe muajin e kaluar kur një tërmet prej 5.1 ballësh goditi vendin me epiqendër pranë zonës së Gjirit të Lalzit në Durrës, pritet që edhe kësaj here të vijojnë seritë e tërmeteve me magnitudë më të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat