Masakra e Selenicës / “I marri përqesh mortin”, akuza ndaj kryeministrit

Shqipëria

Masakra e Selenicës / “I marri përqesh mortin”, akuza ndaj kryeministrit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:27
Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Rama, pas masakrës me tetë viktima në Selenicë, që jo vetëm nuk reagoi, por foli për ekonomi, në kohën që vendi po gjëmon nga një krim i tetëfishtë.

“I marri përqesh mortin. Bashkia Selenicë shpall me shumë të drejtë ditë zie për tragjedinë e humbjes së jetës të tetë qytetarëve. I marri në krye të qeverisë gënjen me ca idiotësira shifrash punësimi të rreme dhe për ditë zie. Ky i marrë përqesh edhe mortin”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat