I dënuari tentoi vetëvrasjen, merret vendimi për shefin e policisë të burgut në Fushë Krujë

Shqipëria

I dënuari tentoi vetëvrasjen, merret vendimi për shefin e policisë të burgut në Fushë Krujë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Tofik Sinanin, i cili u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen. Mësohet se shtetasi me inicialet T.D. tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë, shkruan BW.

Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP-së nuk u lejua të hyjë në burgun e Fushë Krujës. Kujtojmë se para 10 ditësh në burgun e Fushë Krujës u dhunua dhe i dënuari Adriatik Lala, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihet policia e burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat