Shkrumbohet banesa nga flakët, bashkia nuk ka zjarrfikëse

Shqipëria

Shkrumbohet banesa nga flakët, bashkia nuk ka zjarrfikëse

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:52
Pamje nga video

Një banesë në bashkinë e Belshit është shkrumbuar nga flakët.

Banesa i përket shtetasit Sadi Haskja dhe fatmirësish nuk ka asnjë viktimë nga flakët. 

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është vënë re nga banorët në momëntet kur flaka ka dalë mbi çati. Banorët ndihmuan në shuarjen e flakëveve, pasi në këtë bashki nuk ka zjarrfikëse.

Familjarët për momentin janë strehuar tek të afërmit dhe bëjnë apel për ndihmë për ndërtimin e një banese të re.

Bashkia e Belshit po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ta përcjellë tek Shtabi i Emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat