Gjyshi i vrasësit tregon masakrën: Si i mblodha trupat

Shqipëria

Gjyshi i vrasësit tregon masakrën: Si i mblodha trupat

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:11
Gjyshi i vrasësit

Dëshmi rrëqethëse e gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës. Kujtim Zykaj, ndonëse në moshë të thyer ka rrëfyer me detaje për gazetarin Enrik Mehmeti të gjithë ngjarjen që ka ndodhur dje mes dy familjeve që çoi në vrasjen e 8 personave.

Në derën e shtëpisë, gjyshi mes ngashërimash tregon se ai vetë, vëllai Demiri, dy nuset dhe nipat si dhe familja e Ridvanit ishin në një drekë familjare kur një nga nuset e ka akuzuar 24-vjeçarin se i kishte vjedhur kaposhët e detit.

“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë i moshuari.

I pyetur se përse e ka bërë këtë, plaku i familjes Zykaj thotë: “Ja për të më bërë gropën mua”.
“Në drekë një nga nuset i tha që më ke marrë kaponjt e detit. Hëngrëm dhe drekën dhe u çua. I thashë ku do vesh, më tha do çoj dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi.
Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë në avlli. Ulërisja më kot, askush nuk më degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. (Ngashërehet) Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, tregon gjyshi i autorit.

Ai tregoi se Ridvani ishte i ndarë nga i ati dhe jetonte vetëm. “Ridvanin e kanë të ndarë dhe rri lart. Rrinë me djalin tjetër”, tregoi i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat