Masakra me 8 të vrarë: Prindërit e autorit tregojnë ç’ndodhi para krimit: Njëra nga gratë e akuzoi se…

Shqipëria

Masakra me 8 të vrarë: Prindërit e autorit tregojnë ç’ndodhi para krimit: Njëra nga gratë e akuzoi se…

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:01
Ritvan Zykaj

Dy prindërit e autorit të dyshuar, Sadik dhe Lindita Zykaj, 52 dhe 49 vjeçe, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor lidhur me masakrën e kryer nga djali i tyre, kanë deklaruar se gjithçka ka ardhur nga një fyerje që i kanë bërë Ritvanit.

Sipas tyre, ndërsa Ritvani ndodhej te kushërinjtë e tyre, një nga dy gratë e vrara e kanë akuzuar për vjedhje të pulave. Kaq ka mjaftuar që i riu, pretendojnë prindërit, të ndihet i fyer për akuzën dhe më pas ka marrë armën për t’i ekzekutuar.

“Njëra nga dy gratë e familjes e ka akuzuar djalin se u ka vjedhur pulat. Djali nuk e ka pranuar këtë gjë, duke u çuar nga tavolina dhe ka ikur”, kanë deklaruar dy prindërit para oficerëve të Policisë në Vlorë. Nga ana tjetër, ata shtojnë se nuk e dinë se ku e ka gjetur 24-vjeçari armën e krimit të shumëfishtë.

“Nuk e dimë se ku mund ta ketë gjetur kallashnikovin. Ne nuk kemi mbajtur kurrë armë në shtëpi dhe jemi të habitur se ku mund ta ketë marrë”, janë shprehur prindërit. Por ndryshe nga pretendimi i tyre, fqinjët tregojnë se i riu qëllonte shpesh me armë në ajër, duke shkaktuar panik mes tyre.

Kjo rrëzon pretendimin e dy prindërve se nuk ishin në dijeni se djali, Ritvan Zykaj, mbante armë pa leje. Sa i takon akuzës për vjedhje, 24- vjeçari, në fakt, është proceduar dhe më parë nga Policia për një akuzë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat