Atentati në Shkodër, viktima ishte vëllai i politikanit të njohur shkodran - Bota Sot
Atentati në Shkodër, viktima ishte vëllai i politikanit të njohur shkodran

Shqipëria

E diel, 19 gusht 2018

Atentati në Shkodër, viktima ishte vëllai i politikanit të njohur shkodran

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person u ekzekutua me breshëri arme në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kiras” ndërkohë viktimë mbeti 53-vjeçari Fatbardh Lici.

Në momentet e krimit ai ishte ulur në tavolinën e një lokali në trotuar teksa ndaj tij u lëshua breshëria e plumbave nga një automjet me të cilin autorët u larguan me shpejtësi.

Policia gjeti një mjet tip “benz” në fshatin Dobraç që mendohet se është pikërisht ai i përdorur për vrasjen e Licit.

Viktima është vëlla i Mustafa Licit, një personazh i njohur politik në Shkodër. Ai është kryetar i Partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Bashkisë.

Policia po heton pistën e hakmarrjes. Viktima Fatbardh Lici ka qenë i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Astrit Kurmemajt në vitin 2011.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test