SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane - Bota Sot
SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane

Shqipëria

E enjte, 16 gusht 2018

SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 06:28
Pandeli Majko

Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian. Lajmin e ka bërë të ditur vet Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, “Fox News“.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt,- dhe shtoi- nuk kam frikë“,- raporton televizioni amerikan.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhaedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhet në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se nga shërbimet amerikane i është thënë të ketë kujdes dhe të rrisë ruajtjen personale.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomatë i ambasadës së Iranit. Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test