Një zjarr i madh vërshon në pyjet e Pukës

Shqipëria

Një zjarr i madh vërshon në pyjet e Pukës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:41
Ilustrim

Një vatër e madhe zjarri është identifikuar në pyjet e Pukës.

Flakët kanë rënë në një pjesë të pyllit në fshatin Dush. Erërat e forta po e favorizojnë zjarrin duke i përhapur flakët me shpejtësi edhe në pyjet e fshatit Qerret, i cili ndodhet pranë.

Zjarrfikëset kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të pazbulurara. Flakët dhe era mund të rrezikojnë seriozisht dy fshatrat në Pukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat