Mbi 10 mijë biznese të reja dhe 38 mijë vende pune në Shqipëri

Shqipëria

Mbi 10 mijë biznese të reja dhe 38 mijë vende pune në Shqipëri

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Ministri shqiptar i Financave Arben Ahmetaj deklaroi sot se rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo në 2013, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi dhe janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja.

Ahmetaj në përgjigje të deklaratave të opozitës për mbyllje të bizneseve, shpjegon se: “Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara) Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013”.

Po ashtu, ministri i Financave Ahmetaj publikon grafikun e rritjes së ekonomisë, së vendeve të punës dhe shtimit të numrit të bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat