Ndërkombëtarët nuk binden nga vendimet KPK, rekomandojnë apelim për një tjetër rast

Shqipëria

Ndërkombëtarët nuk binden nga vendimet KPK, rekomandojnë apelim për një tjetër rast

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:24
Komisioni hetimor

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) sërish nuk është bindur nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ka rekomanduar apelim të tij për një tjetër rast.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, i cili është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, dhe u konfirmua në detyrë më datën 1 Gusht nga ana e KPK-së. ONM-ja u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të apeluar vendimin për Medjan, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë kanë njoftuar se janë në pritje të marrin në dorë3zim vendimin e KPK-së, për ta shqyrtuar dhe për të vendosur nëse do ta kalojnë për apelim, apo do ta lënë në fuqi.

Ky është rasti i dytë kur Ndërkombëtarët kërkojën apelimin e vendimit të KPK-së, pas atij të pak ditëve më parë, për kryetarin e Gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori.

Ky i fundit kaloi me sukses vettingun, por duket se ndërkombëtarët nuk u bindën me vendimin dhe u rekomanduan Komisionerëve Publikë të apelojnë këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat