Shoferja ngatërroi frenat me gazin, ja pse ndodhi aksidenti tronditës në Kamzë

Shqipëria

Shoferja ngatërroi frenat me gazin, ja pse ndodhi aksidenti tronditës në Kamzë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:53
Aksidenti tronditës në Kamzë

Ora News ka arritur të sigurojë pjesë të dëshmisë së shoferes, e cila shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e djeshme (8 gusht) në Kodër Kamëz. Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Isha, i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeç, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeç e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeç, është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë. Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38-vjeçarja është shprehur “ka ngatërruar frenat me gazin”.

Fillimisht është përplasur me biçikletën dhe furgonin e bardhë, më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeç, që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29-vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.

Burime nga Spitali i Traumës bëjne me dije se gjëndja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël. Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat