Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge

Shqipëria

Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:47
Fatmir Zhupa

Kapet dhe arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një i shumëkërkuar, i dënuar me 6 vjet burg për drogë.

Ai është Fatmir Zhupa, 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës.

Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen 18 shtatori.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qira pas shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi”. 

Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

Në vitin 2015, 42-vjeçari Zhupa kishte mbjellë 1100 rrënjë kanabisi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat