Turizmi në vendin tonë tashmë është bërë një promotor mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë e cila përherë e më shumë po shihet si destinacioni i preferuar për sezonin veror.
Të rinjtë e angazhuar për të promovuar turizmin në pikat kryesore të qyteteve po shpërndajnë tek turistët fletë palosje me gjithë informacionin përkatës në të cilat përshkruhen monumentet e kulturës, oraret e vizitave dhe çdo informacion i rëndësishëm që nevojitet.
Së fundmi drejtoria rajonale kombëtare e kulturës në Vlorë (DRKK-Vlorë) ka nisur shpërndarjen e materialeve informuese dhe promovuese si broshura dhe fletëpalosje të hartuara nga ministria e Kulturës me rastin e sezonit turistik 2018.
Të gjithë të interesuarit mund ti gjejnë këto materiale informuese mbi oraret e vizitave dhe aktiviteteve kulturore pranë monumenteve të vizitueshëm.