Vinin nga Bari drejt Durrësit, ndalohen 8 persona me dokumente të falsifikuara

Shqipëria

Vinin nga Bari drejt Durrësit, ndalohen 8 persona me dokumente të falsifikuara

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 12:20
Durrësi

Policia e Durrësit ka ndaluar tetë persona, të cilët u paraqitën në portin e qytetit bregdetarë me dokumente të falsifikuar për automjetet e tyre.

Zyra te shtypit e Policisë Durrës sqaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se këta shtetas kanë prerë policë sigurimi në Bari dhe kur janë kontrolluar në Durrës,  është vënë re se kjo policë sigurimi ka qenë e pa rregullt dhe për këtë arsye ka nisur dhe hetimi ndaj tyre.

Kështu mësohet se, policia e Durrësit ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. D. vjeç 51, banues në Shëngjin, Lezhë,  në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar; Për shtetasin A. R. vjeç 48, banues në Mirditë, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar;

Për shtetasin O. K. vjeç 33, banues në Kavajë, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar ;Për shtetasin E. A. vjeç 41, banues në Vlorë,  pasi në P K K Port,  Durrës  ka përdorur një dokument makine të falsifikuar ; Për shtetasin K. I. vjeç 37, banues në Cërrik, Elbasan,  pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar; Për shtetasin A. F. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar; Për shtetasin E. O., vjeç 37, banues në Sukth, Durrës, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar, si dhe për shtetasin B. T. vjeç 41, banues në Dibër, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar.

Për të tetë këta shtetas ka nisur hetimi për shkelje të  Nenit 184 të Kodit Penal, që lidhet me falsifikimin e dokumenteve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat