Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit, kontrolle nga forca “Shqiponja” e policia rrugore

Shqipëria

Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit, kontrolle nga forca “Shqiponja” e policia rrugore

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:30
Policia e Shtetit

Forcat “Shqiponja” dhe forcat e Policisë rrugore organizuan gjatë orëve të natës kontrolle në akset rrugore në kryeqytet për të parandaluar ngjarje të rënda.

Policia rrugore e Tiranës njofton se, “duke marrë shkasë nga shqetësimet e shumta të banorëve të unazës së madhe për zhurmat e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë duke bërë gara me shpejtësi në orët e vona të natës si dhe rrezikun potencial që paraqesin këta drejtues mjetesh për sigurinë rrugore, u organizuan shërbime të përbashkëta kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit”.

Gjatë kontrollove, vijon njoftimi, policia u fokusua te shpejtësia, përdorimi i alkoolit, xhamat e errët, posedimi i lëndëve narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

“Nga kontrollet e ushtruara deri ne këto momente janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mos-rregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të errët. Policia fton çdo qytetarët të telefonojnë te 112 për paligjshmëritë dhe shqetësimet që konstatojnë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat