Kujdes në Tiranë, në këto rrugë të vjedhin makinën

Shqipëria

Kujdes në Tiranë, në këto rrugë të vjedhin makinën

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Në kulmin e sezonit turistik ku shumica e familjeve kryeqytetase nisen për pushime, rritet edhe numri i grabitjeve. Sipas policisë, emigrantët që kthehen në atdhe bien më së shumti pre e grabitësve. Të dhënat e policisë tregojnë se hajdutët synojnë më shumë makinat e shtrenjta.

Në muajin korrik, sipas shifrave te policisë, në kryeqytet u vodhën 12 makina të shtrenjta. Por hajdutët edhe për makinat po synojnë gjithmonë e më shumë automjetet e luksit. grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “MercedesBenz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat: “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri” dhe “ish-Blloku”.

Nga muaji janar deri në qershor, policia pohon se janë vjedhur gjithsej 50 automjete. Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve.

Vetëm në çerekun e rasteve të raportuara për vjedhjet e makinave, uniformat blu kanë prangosur grabitësit. Nga statistikat e policisë, numri më i lartë i vjedhjeve regjistrohet në muajt korrik dhe gusht, ku një makinë grabitet çdo dy ditë.

Këto 2 muaj përkojnë me kthimin e emigrantëve në vendlindje, ku vijnë bashkë me makinat e tyre. Parkimi në zona të pasigurta, ku mungon ndriçimi dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë është një faktor tjetër që ndihmon hajdutët e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat